Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka thënë kryetarit Leposaviait, Lulzm Hetimit që të mos dorëzohet.
Kjo pasi, Haxhiu thotë se përmes një udhëzimi administrative Kurti po përpiqet që ta largojë Hetimin nga komuna e të shpall zgjedhje të reja.
”Serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, ka thënë Haxhiu.
Ai i ka thënë Hetimit që të mos lejojë që “të tallen serbët me të”.
”Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit. Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr.Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush”, ka thënë Haxhiu.
Në fund, deputeti opozitar tha se ”Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri“, ka mbaruar deputeti i PDK-së.