4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu lëshon në Kuvend një fjalim të ish ministrit Hajredin Kuçi: Thaçi dhe PDK-ja tentuan ta amnistojë Serbinë

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetes së PDK’së Eliza Hoxhës e cila përmes foltores së Kuvendit e ftoi Kurtin t’iu kërkoj falje familjeve të të pagjeturve për mos mbajtje të fjalës.

Në replikën e saj, ministrja Haxhiu ndoqi metodën e njëjtë të deputetes e cila lëshoi këngën e saj për të pagjetur në foltore, ndërsa Haxhiu lëshoi një deklaratë të ish- Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi ku sipas saj ai ka dashur të amnistoj krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu tha se për herë të parë Qeveria e Kosovës i trajton me seriozitet krimet e luftës në Kosovë.

Haxhiu ka përmendur deklaratën e ish Ministrit të drejtësisë, Hajredin Kuçi ku sipas saj ai ka qenë I gatshëm t’i amnistoj krimet e luftës në Kosovë gjatë kohës sa ka qenë ministër në qeverinë Thaçi.

“Për krime lufte s’e kisha dënu asnjë njeri. Kisha bë amnisti. Sepse për mua çmimi më i madh për luftën është liria dhe pavarësia”, thotë Kuçi në audion e lëshuar nga Haxhiu në Kuvend.

Ministrja e Drejtësisë tha se të njëjtën qasje “e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi”.

“Pra, Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë flet për amnistimin e krimeve të luftës. Këtë qasje e ka ndjekë Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Këtë qasje e ka ndjekë edhe Hashim Thaçi sa e ka udhëhequr dialogun me Serbinë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img