Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se nuk mund ta marrësh besimin e qytetarëve, e të ndryshojë vetëm gjendja financiare e ministrave e pushtetarëve.
Ai gjithashtu ka bërë një krahasim mes pasulit në opozitë dhe rakisë në pozitë, duke thënë se këtë nuk ua gëlltit askush.
“Ndoshta në fillim edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh me marr besimin e qytetarëve 51 për qind për ndryshim, e me ndryshu vetëm gjendja financiare e ministrave e pushtetarëve, me i rrit pagat e tyre, ndërsa qytetarët të varfërohen”.
“Nuk mundesh me e mashtru qytetarin deri në këtë nivel, me i rrokullis maunet e mallrave të Serbisë, kur je në opozitë, por kur je në pushtet importi me Serbinë me e pasë nivelin më të lartë tregtar.Pasulin me hoxhallarë në opozitë, me e zëvëndësu me raki me kundërshtarët politik kur je në qeveri, këtë nuk ua gëlltit askush”, u shpreh ai.