Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Kurti dhe Vitia anashkaluan Institutin e Shëndetit Publik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë anashkaluar Institutin e Shëndetit Publik gjatë vizitës që i bënë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t’ia atribuojë ministrit.

Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:

“Më në fund kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paska vizituar QKUK-në dhe Klinikën Infektive, bashkë me ministrin në detyrë Arben Vitia.

Kjo vizitë ndodhi pas dy muajve që kur është̈ shpallë pandemia COVID-19.

Por ironia e kësaj vizite është̈ se ata anashkaluan IKSHPK-në, duke injoruar punën e ekspertëve tanë̈ shëndetësor.

Pse ndodhi kjo?

Pse kryeministri dhe ministri nuk e vizituan edhe Institutin e Shëndetit Publik?

Instituti është̈ hiq më larg se 100 metra nga Klinika Infektive.

Anashkalimi i IKSHPK-së dhe ekspertëve që punojnë̈ aty si duket ka për qëllim ta minimizojë punën e Institutit e sukseset t’ia atribuojë ministrit.

Jo, tashmë të gjithë̈ e dinë̈ se menaxhimi me pandeminë̈ është̈ sukses i profesionistëve shëndetësor që punuan me aq përkushtim.

Pikërisht falë investimeve në sistemin shëndetësor që në dy vitet e fundit i ka bërë̈ PDK me Uran Ismajlin po ua mundësojnë̈ mjekëve tanë përballimin me të lehtë me situatën e krijuar.

IKSHPK meriton mbështetje edhe morale, të cilën nuk ua ofrojë kryeministri”.

Exit mobile version