Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale.
Ajo ka shkruar në rrjete sociale se Kosova për herë të parë është bërë me strategji të tillë, që trajton nevojat e viktimve të luftës.
Postimi:
Pas një pune të gjatë, intensive dhe me shumë përkushtim, sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.
Kosova për herë të parë tashmë ka një Strategji që trajton nevojat e viktimave të luftës.
Iu falenderohem për angazhimin të gjithë atyre që kanë kontribuar në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.