Site icon PrishtinaPress

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria për vdekjen e pacientit në Klinikën Torakale

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të sotëm ku një pacient 55-vjeçar kërceu nga kati i katërt i Klinikës Torakale, për të gjetur më pas vdekjen nga plagët e marra.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo klinikë para pak vitesh ishte shembull i mirëmenaxhimit dhe profesionalizmit.

Ai ka theksuar se për rastin e sotëm Prokuroria duhet t’i nisë hetimet.

Postimi i plotë:

Skandal pas skandali në shëndetësi!

Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar.

Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore  është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.

Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.

Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë.

Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza.

Exit mobile version