-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Ka pasur urdhër të mos shtihet në drejtim të Radojçiqit që po ikte maleve, Kurti dhe Sveçla të përfshirë

Për atë që kohëve të fundit u rikthye si temë për ikjen me kollaj maleve të terroristëve paraushtarakë të udhëhequr nga Milan Radojçiqi pas sulmin në Banjskë të Zveçanit, është shprehur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili beson se “ka pasur urdhër që të mos shtihet mbi ta” teksa pretendon se qeveritarët si Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla ia kanë hapur derën atyre për të ikur.

Unë e kam thënë edhe në momentin kur i kam parë video-incizimet, kemi pasur edhe informata të brendshme, që mundësia që terroristët e Radoiçiqit të largohen këmbë pas këmbe për në Serbi ka qenë e negociuar…I takon tani të jenë real dhe të mbrojnë interesin e Kosovës ata që kanë qenë nën udhëheqje të operacionit, atë e dimë sepse Banjska ka qenë e rrethuar na Njësi Speciale më elite të Policisë, kanë qenë nën monitorimin e snajperistëve tanë, dhe atyre iu është ardh urdhër që mos të shtijnë, dhe atë e kemi ditur…”, ka thënë ai për Periskopin.

Unë po them që kreu politik është i involvuar drejtpërdrejtë, prej zotëri Kurtit, e te ministri Svecla, dhe këtu do të duhej që edhe zyrtarë policor që kanë marr urdhër që mos të shtihet më në terroristët e Banjskës, të deklarohen, dhe mos të mbrojnë karrigen e tyre e me dëmtu Kosovën, sepse kjo çështje është e argumentume edhe në raportin i cili u publikua”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img