Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë është një ndër reformat më të rëndësishme në vend, ndërsa shtoi se janë penguar në këtë rrugëtim.
Gjatë seancën së Kuvendit ku po diskutohen tri Propozim-amendamente Kushtetuese, Haxhiu ka thënë se kanë qenë këmbëngulës për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.
Ajo theksoi se kjo reformë ka për qëllim kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Sipas saj, Vettingu është kushti që në sistemimin e drejtësisë të këtë gjyqtarë me integritet të lartë, moral dhe profesional.