Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë so homazhe në Likoshan dhe Qirez, transmeton Veriu.info.
Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:
28 Shkurti 1998-Beteja në Likoshan e Qirez
Në këtë ditë kujtojmë heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së, kujtojmë të gjithë të rënët në Betejën e Likoshanit dhe Qirezit, të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kujtojmë dhe nderojmë veprat e lavdishme të Beqir e Rexhep Rexhepit, Naser e Muhamet Gjelit, Ilir, Rukije e Xhemshir Nebihut, Beqir, Bekim, Nazmi e Bedri Sejdiut, Shemsi, Naim, Driton, Hamëz, Elmi, Gani, Ahmet, Lumni, Bastri, e Elhami Ahmetit, Behram Fazliut, Ibish Rames dhe Smajl Behramit.
Oragnizimi i përbashkët nga Komuna e Skenderajt dhe Drenasit nga kryetarët Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci për shënimin e këtij përvjetori dëshmon faktin se dje dhe sot të bashkuar mundemi të punojmë për të mirën e vendit.
I përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Kombit!