7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve sipas Ministres së Drejtësisë, bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas saj, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së”.

Haxhiu ka thënë se si Ministri e Drejtësisë mbeten të përkushtuar në zbatimin e përgjegjësive ligjore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img