-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu i reagon deputetit të VV-së për Radomiroviqin: S’ju lejojmë t’i shpallni të pafajshëm ushtarët e Serbisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ka deklaruar se Radoica Radomiroviq, zëvendësministër i Republikës së Kosovës, nuk ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ani pse ky i fundit në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar se ishte vetë pjesëmarrës.

“Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrer ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, etiketuar “mercenar”, e përjashtuar nga paga minimale, ndërsa veteranët e ushtrisë serbe i emërojnë në pozita udhëheqëse shtetërore”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.

Ai ka shtuar se është për keqardhje deri ku ka shkuar degjenerimi i këtij pushteti.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ndryshoni historinë!

Nuk mundeni dhe as nuk do të ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë t’i shpallni të pafajshëm.

Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë – jo ska qenë.




Search for:
Kosovë

Shqipëri/Rajon

Botë

Haxhiu i reagon deputetit të VV-së për Radomiroviqin: S’ju lejojmë t’i shpallni të pafajshëm ushtarët e Serbisë
17:20 – Sot


Shpërndaje në
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ka deklaruar se Radoica Radomiroviq, zëvendësministër i Republikës së Kosovës, nuk ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ani pse ky i fundit në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar se ishte vetë pjesëmarrës.

“Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrer ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, etiketuar “mercenar”, e përjashtuar nga paga minimale, ndërsa veteranët e ushtrisë serbe i emërojnë në pozita udhëheqëse shtetërore”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.

Ai ka shtuar se është për keqardhje deri ku ka shkuar degjenerimi i këtij pushteti.


Postimi i plotë:

Nuk mund të ndryshoni historinë!

Nuk mundeni dhe as nuk do të ju lejojmë që ushtarët e ushtrisë vrastare e kriminale të Serbisë t’i shpallni të pafajshëm.

Radomiroviqi ka deklaruar se ka qenë pjesëtar i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa Arbër Rexha, deputet i VV-së, thotë – jo ska qenë.


Kjo mendësi me i amnistu kriminelët serb sikur Ivanoviqin, Radojqiçin, e tash edhe Radomiroviqin duke e emëruar zëvendës ministër është tentativë për t’a ndryshuar historinë, mendësi jugonistalgjike.

Qeveria Kurti dhe LVV-ja vjellin vrer ndaj veteranëve të UÇK-së duke i përbuzur, etiketuar “mercenar”, e përjashtuar nga paga minimale, ndërsa veteranët e ushtrisë serbe i emërojnë në pozita udhëheqëse shtetërore.

Është për keqardhje deri ku ka shkuar degjenerimi i këtij pushteti.

Veprimet e tij përçarëse po i bëjnë dëm vendit dhe po e lëndojnë pjesën më të ndjeshme të historisë së lavdishme të UÇK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img