Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka quajtur kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimin të mjerë, pas deklaratave të fundit për të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton GazetaBlic.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, kështu është përfundimi kur sipas tij zhvillohet dialog pa parime e pa transparencë.
“Po patët guxim sjellni në Kuvend stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqakun, Borrellin dhe Vuçiqin”, shkruan tutje Haxhiu.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Kurti e Bislimi që dy vite e gjysmë kanë ngrënë e kanë pi me Lajqakun te Ridi në restaurantin “Bukë e Zemer” tash kur ju ka dalë “meksikan”, po vajtojn dhe opozitën po e fajsojnë.
Sa të mjerë!
Kështu përfundon kur zhvillon dialog pa parime, pa platformë , pa program dhe pa transparencë.
Po patët guxim sjellni në Kuvend stenogramet e bisedimeve nga dialogu me Lajqakun, Borrellin dhe Vuçiqin.