12.4 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Guximi dhe heroizmi i Enver Zymberit u bë frymëzim për popullin e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar policin Enver Zymberi në 13 vjetorin e rënies.

Haxhiu ka thënë se së bashku me kolegët kanë nderuar me përulësi sakrificën e Enver Zymberit i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetin të vendit.

“Së bashku me kabinetin, ditën e filluam duke nderuar me homazhe tek lapidari i 23 policëve të rënë në kryerje të detyrës. Dita përkujtimore e policëve të rënë në kryerje të detyrës, njëherit shënon edhe datën e rënies 13 vite më parë të heroit Enver Zymberi. Ditën e vazhduam me kolegët nga Kabineti Qeveritar me homazhe në veri të vendit duke nderuar me përulësi sakrificën e Enver Zymberit i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetin të vendit.” – ka shkruar Haxhiu.

Ajo tutje ka thënë se guximi dhe heroizmi i Enver Zymberit ubë frymëzim për kolegër e tij dhe për popullin e Kosovës.

Guximi dhe heroizmi i Enver Zymberit u bë frymëzim për të gjithë kolegët e tij por edhe për popullin e Kosovës në përgjithësi. Për të shënuar këtë datë e cila na përkujtoj sakrificën e zyrtarëve tanë policor por edhe na mbush me krenari, në urën e parë të Liqenit të Ujmanit, u organizuan gara e kërcimtarëve profesionisë.” – ka shkruar Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img