0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë organizuar sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.

“Si ministre e Drejtësisë brenda mandatit qeverisës kam qenë e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave. Realisht gratë i fuqizojmë vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht… Së fundmi kemi qenë në diskutim me ministrin e financave në kuptimin që përveç masave që janë ndërmarrë për punësimin e grave të adresojmë edhe një masë tjetër që është për punësimin e viktimave të dhunës në familje. Konsiderojmë se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj jemi në përgatitje të një koncepti se të bëjmë të mundshme punësimin e vajzave dhe grave viktima të dhunës”, tha Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img