Site icon PrishtinaPress

Haxhiu flet për veturat e Burdushit, si përfunduan tek ministrat

Front Online gjatë së martës ka raportuar për dy vetura luksoze, një Range Rover dhe një Audi A7, dikur në pronësi në Hysri Peqanit (Burdushit), por që tash po shfrytëzohen nga dy ministrat e Kurtit, Xhelal Sveçla dhe Faton Peci.

Lidhur me raportimin e Front Online është deklaruar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se veturat e Burdushit tashmë janë vetura të shtetit, teksa ka shtuar se beson që Range Roverin nuk e përdor Xhelal Sveçla për nevojat e tij.

“Nuk janë vetura të individëve, janë vetura të shtetit. Ministria e Drejtësisë i ka 1.5 milionë euro vetura të konfiskuara. Ky numër rritet kur hyn në fuqi ligji për Byronë”.

“Më së shumti i kemi jep Policisë. Nuk e di që është pajis Ministri. Me sa e di nuk është veturë për nevojat e Sveçles. Ai e ka veturën. Nuk e di që ka marr tjetër. Mos më shti me kërku falje nëse nuk qëndron kjo”, u shpreh Ministrja në Context të ATV-së.

 

Exit mobile version