Site icon PrishtinaPress

Haxhiu e quan skandaloze dhe seksiste deklaratën e Musliut ndaj presidentes

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka reaguar ashpër deputetët së PDK-së, Ganimete Musliu pas deklaratës së saj në Kuvendin e Kosovës ku e ka komentuar dukjen fizike të  presidentes Vjosa Osmani.

“Gjuha e sotme e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu ndaj Presidentes Osmani është manifestim i urrejtjes që shndërrohet në gjuhë seksiste nga dikush që në rrethana normale do të duhej ta luftonte atë. Kjo gjuhë është manifestim i mendimit, ndërkohë që pas saj ngelet vetëm veprimi”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj Facebook.

Sipas saj, gjuha e sotme e Ganimete Musliut, që nuk është e para herë, është skandaloze, e papranueshme dhe nga e cila do të duhej të distancoheshin të gjithë duke nisur nga partia e saj.” Aq më e rëndë kur kjo bëhet nga dikush që mbahet për përfaqësues dhe ka përgjegjësi publike.

Kjo nuk është thjesht gjuhë, kjo është dhunë dhe si e tillë duhet të cilësohet. Ky lloj mendimi nuk është mendim i lirë, por mendim dhunues”, ka shkruar Haxhiu.

/Prishtinapress/

Exit mobile version