-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu e prezanton koncept-dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka prezantuar për shqyrtim dhe miratim Koncept Dokumentin për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

Ajo, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se ky koncept synon përmirësimin e funksionimit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor për çështjet administrative dhe të punës, pas sfidat dhe problemet e deritanishme kanë ndikuar tek qytetaret e madje edhe kanë penguar zhvillimin në tërësi.

“Sfidat dhe problemet me të cilat sot po ballafaqohet sistemi gjyqësor aktualisht në Kosovë, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në qytetarët dhe pengojnë zhvillimin në tërësi”.

“Përveç fushës penale, ku janë ndërmarrë reforma për krijimin e një sistemi të pavarur dhe efikas për ndjekjen dhe dënimin e kryerësve të veprave penale, edhe drejtësia civile dhe administrative janë aspekte kyçe të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe të shoqërisë në përgjithësi”.

“Ndërkaq, përpjekjet për të adresuar këto sfida dhe për të përmirësuar këto fusha janë në qendër të angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img