Site icon PrishtinaPress

Haxhiu e kritikon opozitën: Po i bllokojnë reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu  ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë në dikasterin që ajo drejton.

Haxhiu  ka përmendur reformat që Qeveria Kurti ka marrë, duke e akuzuar opozitën se po i pengon këto reforma.

“Duke pasur parasysh reformat që janë bërë të rëndësishme, ato janë bërë obligim për Qeverinë e Kosovës. Duke qenë se janë reforma të thella dhe të ndjeshme, prekin edhe elemente të ndryshme të sistemit. Kemi konsideruar se në fazat fillestare të konsultohemi me mekanizma ndërkombëtarë…Diku tjetër është problemi. Reformat që i kemi nisur në vazhdimësi janë penguar nga akterë të ndryshëm, por ajo që më shqetëson është që këtë po e pengon opozita, duke qenë se edhe kur kanë dalë para qytetarëve, kanë premtuar reforma në drejtësi edhe vetting ”, deklaroi Haxhiu në KTV.

Exit mobile version