Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: E çnderuara qeveri kërkon mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve e flet me përçmim për Enver Zymberin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në fjalën e tij sot në kuvend, qeverisë iu drejtua me “e çnderuara qeveri”, pas audio-incizimeve që tashmë kanë dalë në publik mes Mimoza Kusari – Lilës dhe Sllavko Simiqit.

Haxhiu, audio-incizimet i quajti si afera “Zdravo”, e që sipas tij, e shpërfaq fytyrën e qeverisë që siç tha, bashkëpunon e koordinohet fshehtas me Milan Radojiçiqin, transmeton klankosova.tv.

“Këta i nënshtrohen dhe përulen Radojiçiqit dhe i ofendojnë deputetët shqiptarë dhe kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve. Flasin me përçmim për heroin Enver Zymberi para përfaqësuesit të Radojiciqit, që kishte ato sulme në atë kohë”.

“Kërkojnë mbështetjen e Listës Serbe kundër veteranëve të UÇK-së dhe kërkesës së qytetarëve për Trustin, ku 21 mijë qytetarë dolën shesheve të Kosovës për të kërkuar tërheqjen e Trustit, e konfirmohet edhe një ndërhyrje kushtetuese që Albin Kurti, i ka kërcënuar deputetët e VV-së mos me e votu Trustin, sepse do t’i dërgojë në zgjedhje”, tha Haxhiu.

Më tej, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të tregojë se kujt po i shërben, “a po i shërben vërtetë Vuçiqit përmes Radojiçiqit, të cilit i ka krijuar favore prej se ka ardhur në krye të qeverisë”.

“Prandaj, Kurti sot përveçc që duhet të tregojë për lidhjen e tij me Vuciqin e Radojiçiqin, ai duhet të na tregojë edhe për takimin më 17 janar 2004, në fshatin e banuar me serbë në Binqë, me vëllezërit Donçiq. Cili ishte qëllimi i takimit, me kë je takuar, pse je takuar”, tha ai.

Kurse, Kusari – Lilës i tha se me sharjet që ia ka bërë ajo në takim me Sllavko Simiqin, janë mësuar me të tilla, duke shtuar se “këta jeni ju, tradhtarë e tru shpëlarë”.

“Në fund, a e di ti se kush është Bekim Haxhiu? Është bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e mijëra ushtarëve të UCK-së. Prandaj, sa herë të na shani përpara armikut, nuk na ofendoni, por na bëni nder”, tha ai

Exit mobile version