Haxhiu: Do ta denoncojmë çdo punëdhënës që e shkelë vendimin e qeverisë për masat parandaluese për Coronavirusin

59
Advertisement

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se punëdhënësit duhet të zbatojnë vendimin e Qeverisë sa i përket masave masave parandaluese që ka marrë Qeveria për Coronavirusin.

Advertisement

Ajo ka deklaruar se pika e parë e vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve, ndërsa në rastet e nënave vetushqyese ky vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mos-përmendjes shprehimisht në vendim, transmeton Telegrafi.

“Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme. Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Ministrja Haxhiu ka thënë se qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se do të denoncojnë secilin punëdhënës që e shkelë vendimin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës para dy ditësh ka ndërmarrë disa masa parandaluese lidhur me coronavirusin, me ç’rast është vendosur që të ndërpritet procesi edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës