Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se ushtruesi i detyrës së OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, është treguar i pamatur me deklaratën për kryeministrin Albin Kurti.
Haxhiu tha se Klinaku është treguar i pamatur duke i shkuar për shtati VV-së, e cila sipas tij, që nga themelimi nxitë vazhdimisht vëlla-vrasje, përçarje e shkatërrim të shtetit.
“Klinaku i paska zgju nga gjumi LVV- në se ka disa muaj janë heshtur e besa as statusa nuk kishin ftyrë me postu në rrjete sociale, nga skandalet e çdoditëshme të Qeverisë. VV-së nuk i ka penguar as vjedhja e rrymës, as vjedhja e grurit, vajit, sheqerit, as arrestimi i sekserit Ridit e dilerit të drogës asambleistit të LVV-së Mujecit”, tha Haxhiu.
Tutje, ai tha se tash VV-së po u pengon deklarata e Klinakut, por sipas tij, kanë harruar që pikërisht VV-ja me eksponentët e saj bënin thirrje çdo ditë për vrasjen e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Pse LVV-ja nuk përgjigjet cilin politikan te PDK-se ka pasë dëshirë Albin Kurti ta vriste përmes sekserit të tij Ridit? Shumë bre hipokrita”, shkroi ai.