1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Deputetët e VV-së mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor për tekstet shkollore në kundërshtim me Ligjin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar.

Ai ka thënë se kjo përpjeke po bëhet për të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionimin e teksteve shkollore.

Më tej, ai ka publikuar edhe e-mailin që kishte pranuar nga kryetari i këtij Komisioni për shtyerje të mbledhjes.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Bekim Haxhiut në Facebook:

Të nderuar,

Edhe pse në kohë pushimesh, në Kuvend deputetët e LVV-së janë duke mbajtur një mbledhje të Komisionit Hetimor, në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar dhe Rregulloren e Kuvendit.

Krejt kjo po bëhet me qëllim të perpjekjes së tyre peir të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore.

Për informim të drejtë të opinionit publik , të premten në ora 18:39 kam pranuar email nga kryetari i Komisionit Hetimor Prof.Dr Shemsedin Dreshaj ku jam njoftuar se për shkak të pushimeve dhe mungesës së kuorumit, mbledhjet e komisionit hetimor vazhdojnë me 09.09.2024.

Me poshtë gjeni njoftimin, emailin e kryetari te Komisionit Hetimor z.Dreshaj:

Te nderuar, për shkak se Kuvendi është në pushime , asnje Komision Parlametar nuk ka mbledhje të caktuar për javën e ardhëshme dhe për shkak te mungeses se kuorumit për javën e ardheshme sipas njoftimeve te deputëtëve anëtar të Komisiont Hetimor. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-176 Për Hetim Parlamentar , Neni 10 dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Neni 33, në kompetencave te mia si kryetar i Komisionit, ju njoftoj se Komisioni Hetimor Për Suvencionimin e Teksteve Shkollore 2023/24 do të vazhdoj punën nga data 09.09.2024, me fillim te sesionit vjeshtor. Intervistimi i dëshmitarëve do të vazhdoj sipas listës se miratuar.

Administrata e Komisionit obligohet te njoftoj dëshmitarë se nga data 09.09.2024 vazhdojm me intervistim të dëshmitarëve aty ku kemi mbetur sipas listës së miratuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img