Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Avokati i Popullit ia hoqi ‘maskën’ Qeverisë dhe deputetëve të VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth vendimit të djeshëm të Avokatit të Popullit i cili e dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese.

Sipas Haxhiut institucioni i cili mbron të drejtat e njeriut në vend, ia hoqi “maskën” mazhorancës parlamentare dhe qeveritare aktuale.

Ai tha se qindra ankesa te Avokati i Popullit për këtë ligj, janë dëshmi se kjo shumicë parlamentare është e “padijshme” dhe e “papërgjegjshme”.

Deputeti i PDK tha se shpreson që pas vendimit të Kushtetueses, deputetët të bëjnë ligje për qytetarët e jo për hatër të “shefit”.

Exit mobile version