Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Asnjë parti politike nuk e kalon 40%

Analisti Baton Haxhiu, ka ndarë disa të dhëna nga sondazhi i tij lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas tij, numri i votuesve që pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje do të variojë nga 690 mijë deri në 720 mijë.

Haxhiu theksoi se asnjë parti politike nuk pritet të kalojë 40% të votave. Ai gjithashtu tha se se dy apo më shumë parti mund të arrijnë bashkë deri në 80% të përkrahjes së elektoratit.

“Numri i votuesve sipas sondazhit nuk mund ta kaloj 720 mijë edhe minimumi do të jetë 690 mijë votues. Unë po flas për trupin votues që dalin në zgjedhje. Ajo që është me rëndësi, asnjë parti politike nuk e kalon 40%. Meqenë se nuk e kalon 40, mundësia për m’i arrit 80 vota, është minimale. Dy e më shumë parti e më shumë mund ta arrijnë 80%.” – tha Haxhiu në emisionin “Pressing” në T7.

Exit mobile version