Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: As të emëruarit politikë të Qeverisë nuk po gjejnë qetësi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Pranvera Zejnullahu-Raçi si u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së.

Haxhiu ka thënë se Zejnullahu-Raçi është viktimë e radhës së grupeve të interesit.

“Dr. Pranvera ‘viktima’ e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi. Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë ‘viktima’ e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haxhiu ka thënë se derisa Zejnullahu-Raçi ka dhënë dorëheqje, Bordi i SHSKUK-së “që keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë”.

“Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit. Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë. Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjejnë qetësi. Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm”, ka përfunduar Haxhiu./Prishtinapress/

Exit mobile version