7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Albert reflekto, jep dorëheqje

Ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu është i zhgënjyer me humbjen e Kosovës ndaj Islandës me rezultat 2 me 1 në “Loro Boriçi”.

Haxhiu nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook” i ka kërkuara Albert Bunjakit që të jap dorëheqje, pasi sipas tij ai nuk ka arritur që të krijoj një stabilitet në mbrojtje.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Bekim Haxhiut drejtuar trajnerit të Kosovës, Albert Bunjakit:

Albert reflekto, jep dorëheqj dhe kështu hap rrugë që Kombëtarja e Kosovës të ecë përpara për t’u ngritur në nivel më të lartë. Kjo pasi që në sport flasin rezultatet, të cilat ty po të mungojnë.

Euforia pas pranimit në UEFA dhe FIFA ka kaluar dhe në këtë nivel të garave kërkohet profesionalizëm i lartë, sepse gjysëm gabimet ndëshkohen, e dorën në zemër ti ke bërë aq shumë gabime në këto pesë lojë, sa që edhe tifozi më laik i vëren, prandaj e kemi fituar vetëm 1 pikë.

Kemi pranuar 15 gola për 5 ndeshje, që do të thotë se për këto vite nuk ke arritur të krijosh repartin mbrojtës stabil. Për më keq, përgjatë këtyre lojëve si duket as nuk ke arrit me i kuptu dobësitë e repartit mbrojtës, apo ndoshta edhe i din por ke qëllime dhe interesa tjera menaxheriale (për çka po flitet kuloareve).

Duke qenë pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës deri para disa muajve, e njoh kontributin tand për futbollin e Kosovës para pranimit në UEFA dhe FIFA. Për këtë të gjithë të jemi mirënjohës, por nuk mund të mbesim peng i atij kontributi.

Albert, sa isha pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës në vlerësim të atij kontributi që ke dhënë të dhash votën, për të dhënë rastin si selektor i Kosovës. Në aspektin njerëzor dhe moral, Federata e Futbollit të Kosovës e ka përfunduar obligimin ndaj teje.

Prandaj, sot po të isha pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të kërkoja shkarkimin tuaj bazuar në rezultatet e deri tanishme, për shkak të gabimeve që ke bërë për këto pesë lojë dhe rrënimit të imazhit që i keni bërë Kombtarës së Kosovës.

Ky shkarkim mundet që Federatës së Futbollit të Kosovës t’i kushtoj me humbje të disa mijëra eurove, por do të rriste nivelin dhe imazhin e Kombëtarës së Kosovës.

Në këtë rast pas shkarkimit, nëse ti dëshiron me i’a marrë mijëra euro Federatës së Futbollit të Kosovës, atëherë do zhgënjesh shumë njerëz që të kanë mbështet, sepse do mohosh kontributin tënd para pranimit në UEFA dhe FIFA.

Prandaj, Albert reflekto dhe jep dorëheqje, hapi rrugë Kombëtares së Kosovës të ngritet më lartë, që tifozët dhe të gjithë ne të shijojmë fitorën e parë. Sepse në këtë nivel të garave po kërkohet më shumë se mirënjohja për kontributin.

Albert, nëse ti nuk reflekton për interesin e futbollit të Kosovës, i ftoj kolegët e mi të deri djeshëm nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës që të ndihmojnë kryetarin Fadili Vokrri, të kërkojnë mbledhje urgjente për të hënën me një pikë të rendit të ditës:

Vlerësimi i punës së selektorit Albert Bunjaku.

Pas kësaj anëtarët e KE të Federatës së Futbollit të Kosovës në mënyrë demokratike me votë, të deklarohën për rrënimin e imazhit që i keni bërë Kombëtarës së Kosovës, për punën apo mos punën, për mungesën e rezultateve dhe për shkarkimin tuaj./PrishtinaPress.eu/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1460674593964034&set=a.632613103436858.1073741826.100000645229820&type=3&theater

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img