1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Adresimi i së kaluarës është i pamundur pa përfshirjen e grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gratë në Kosovë përkundër të gjitha vështirësive që kanë kaluar, e kanë dëshmuar se sa të forta janë.

Gjatë diskutimit në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Haxhiu konsideroi se një qasje gjithëpërfshirëse në adresimin e së kaluarës është e pamundur pa përfshirjen e gruas.

“Kosova në dekadat e fundit ka kaluar nëpër procese shumë të rëndësishme të cilat kanë qenë vendimtar për pavarësimin e qëndrueshmërinë e saj si shtet. Në procesin e ballafaqimit me të kaluarën përfaqësimi i gruas dhe pjesëmarrja e saj është qenësore për arsye se kontributi i saj ka qenë dhe vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se në ministrinë që e drejton, në të gjitha iniciativat që janë ndërmarrë dhe që lidhen me adresimin e krimeve të luftës, 60 për qind e anëtarëve janë vajza dhe gra./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img