Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se i është vazhduar paraburgimi Haxhi Shalës.
Në konferencën e përjavshme të Speciales u tha se më 19 shtator, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën e Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të tij.
“Paneli i Gjykatës Supreme konstatoi se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake, i cili fillimisht urdhëroi vazhdimin e paraburgimit, ose nga Paneli i Apelit i cili e konfirmoi vendimin”.
“Duke qenë se z. Shala kërkon rishikim të vendimit të mëparshëm, Kryetarja caktoi të njëjtit gjykatës, Ekaterina Trendafilova, Kristinë van de Vajngart dhe Daniel Fransen” , u tha në konferencë.