Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala pritet të transferohet sot në Objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Shala që nga mëngjesi i së hënës po qëndron në zyret e EULEX-it në Fushë Kosovë ku edhe është intervistuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Familjarë të tij kanë thënë se ende nuk e dinë se çfarë akuze rëndon mbi ish-luftëtarin e UÇK-së.
Sipas tyre, ai pritet të dal para gjykatës nesër ose pasnesër. /IndeksOnline/