1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haxhi Shala: Mocioni ka mbështetje edhe nga deputetë të PDK-së e LDK-së

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Haxhi Shala ka deklaruar që kjo parti ka vlerësuar që të gjitha institucionet janë jashtë funksionit si pasojë e keqqeverisjes andaj edhe e kanë parë të arsyeshme nismën e mocionit për votëbesimin e qeverisë.

Sipas Shalës, përveç partive opozitare këtë mocion po e mbështesin edhe deputetë nga partitë e koalicionit gjithashtu edhe nga minoritetet.“Ka mbështetje të madhe nga opozita, mirëpo edhe nga deputetët e partive pozitare dhe nga deputetë të minoriteteve. Shefat e grupeve parlamentare të AAK-së dhe NISMA-s, janë duke mbajtur takime për të formuar tekstin e mocionit, i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme” ka thënë Shala në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Tutje Shala ka shtuar që aktualisht nuk kanë ndonjë koordinim me partitë pozitare, LDK-në dhe PDK-në, megjithatë deputetë nga të dy këto parti, sipas tij do të vendosin nënshkrimet në mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img