Boksieri, Haxhi Krasniqi ka njoftuar se dita për të boksuar në Kosovë, para popullit të Kosovës, po ofron.
Ai ka thënë se më 5 gusht të kësaj vere, do t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në studimin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.
Ish kampioni i Evropës në peshat e rënda ka falënderuar kryetarin e Prishtinës dhe FFK-së që ndihmuan për të mundësuar mbajtjen e këtij evenimenti.