Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, do të rikthehet në ring me datën 5 gusht.
Krasniqi meçin e radhës do ta zhvillojë në kryeqytetin e Kosovës, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.
Ai sot është takuar sot në fushen e stadiumit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku premtojnë spektakël dhe një natë të paharruar.
Ende nuk dihet kundërshtari i radhës i Krasniqit, por pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim.