Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se vila e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit duhet të kthehet në muze.
Ai tha se kjo duhet të bëhet me qëllim që të ekspozohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.
Propozomi im kryeministër është që kjo vilë të shndërrohet në muze. Në këtë muze do të ekspozoheshin të gjitha marrëveshjet e dëmshme të Kosovës. Të ekspozohet statusi antikushtetues i Asociacionit, aty duhet të ekspozohen edhe takimet zyrtare dhe jo zyrtare të shtetit tonë me ata të cilët e sulmuan shtetin tonë. Duhet të ekspozohen edhe takimet për bërjen e koalicioneve, zgjedhjeve dhe referendumeve serbe, edhe kryetaret e komunave të cilët kanë punuar për kriminelët”, u shpreh Avdyli, përcjell Insajderi.