3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhi Avdyli flet për “tentimin” e përçarjes së koalicionit të Vetëvendosjes dhe Listës GUXO

Haxhi Avdyli, deputeti i Listës Guxo që vepron në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që për zgjedhjet lokale u bënë bashkë të gjitha partitë dhe shumë të tjerë që sipas tij, investuan çdo gjë nga ‘arsenali’ i tyre për të ardhur deri te ky rezultat.

“Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mirë shumë. Ju themi urime. Por ajo që vërehet këto muajt e fundit e veçanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetëra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përçarje, e ndjellin pakënaqësi e tronditje mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo”.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha që e gjithë kjo është bërë për të krijuar përçarje.

Tutje Avdyli tha që koalicioni VV-Guxo do të jetë i qëndrueshëm sipas tij deri në 2029-ën.

“Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrin dielli i parë. Mos harxhoni para, energji për shpifje e shkrime koti. Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miq që pajtohemi e që s’pajtohemi , qetësohuni, përgatituni të përshtateni me udhëheqjen e Kosovës nga presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, të vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udhëheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujt nuk i pritet por vetëm atëherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img