Site icon PrishtinaPress

Havolli tregon dy prioritetet e reja të Prishtina Parkingut, orari i ri dhe lufta ndaj parkimeve ilegale

Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli, ka reaguar pasi disa qytetar në një grup në rrjete sociale kanë shpërndarë një foto ku një tretuar në rrugën ‘’Dardania’’ është bllokuar nga parkimi i  veturave.

Ai ka treguar se këtu janë dy probleme i pari është orari i punës së ndërmarrjes ku ndërmarrja punon nga ora 07:00  deri ne 19:00.

 ‘’Pas orës 19:00  gjerat dalin nga kontrolli. Rregullorja e re, e adreson ketë se kalojmë ne orar deri ne mesnatë. Kjo siguron rregull’’, ka shkruar ai.

Kurse problem i dytë është parkimi në trotuar, ku sipas tij ky parkim është ilegal dhe së bashku me policinë e kanë në planë që të sigurohen që të mos kenë parkime ilegale pas zgjatjes së orarit.

Exit mobile version