Sokol Havolli, kandidat për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook për prezantimin 1.5 miliardësh të investimve në kryeqytet, nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e ai i kryeqytetit Përparim Rama.
Havolli, që ishe njëri nga bashkëiniciatorët e digjitalizimit, ka thënë se i beson kryetarit të partisë e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.
E plotë:
Sot, Kryeministri në ardhje z. Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, prezantuan 1.5 miliardë Euro investime për kryeqytetin.
Këto projekte përfshijnë:
Ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës;
Spitalin e Kosovës;
Qendrën Kombëtare të Sportit;
Mësimin gjithëditor;
Ndërtimin e parkut më të madh teknologjik.
Në përvojën time si Kryeshef Ekzekutiv i Prishtina Parking dhe si bashkëiniciator dhe realizues i një pjese të projekteve teknologjike për digjitalizimin e qytetit – Smart City Concept me digjitalizimin e parkingjeve, e ndjej këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe jam plotësisht i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim tonin.
Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin.
124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli