Site icon PrishtinaPress

Havolli për PrishtinaPress: Janë bërë përmirësime të dukshme në infrastrukturën e parkimit

Sokol Havolli, kryeshefi ekzekutiv i Prishtina Parking, në një intervistë për PrishtinaPress tregoi për përmirësimet e bëra dhe synimet e ardhshme për shërbimet e parkimit në qytet.

Ai theksoi rëndësinë e ofrimit të një shërbimi cilësor dhe zbuloi se bashkëpunimi me Kryetarin e Prishtinës dhe banorët ka qenë kyç për krijimin e këtij vizioni të ri.

“Kur kam marr detyrën e kryeshefit ekzekutiv, synimi im kryesor ishte përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe realizimi i investimeve të ndryshme”, tha Havolli.

Ai shtoi se janë bërë përmirësime të dukshme në infrastrukturën e parkimit, duke trajtuar kështu një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballeshin qytetarët e Prishtinës.

Këto ndryshime kanë për qëllim lehtësimin e jetës së përditshme dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e hapësirave të parkimit./PrishtinaPress/

Exit mobile version