Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli, ka bërë të ditur se viti 2024 na pret me shumë punë.
Havolli përmes një postimi në facebook ka thënë se premtimet e dhëna gjatë debateve publike me banorët janë realizuar, raporton Indeksonline.
Tutje ka bërë të ditur se pas hyrjes në fuqi të rregullores do të plotësohen këto kushte.
“Pas hyrjes në fuqi të rregullores sipas afateve ligjore, do të kemi:
– eliminim pagese për banorët rezident;
– ulje të çmimit për veturën e dytë;
– rregull deri në orën 23:00;
– kufizim të vizitorëve në hapësirat e banorëve.
Viti 2024 na pret me shumë punë. Projekti kryesor do të jetë dixhitalizim”, ka shkruar Havolli.