2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Havolli i LDK-së: Shpend vendose flamurin e Kosovës në Prishtinë, i ke dy zgjidhje…

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sokol Havolli, ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës që ta vendos flamurin e Kosovës.

Havolli përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se i pari i Prishtinës “i ka dy zgjidhje”.

“Vendosjen e flamurit, ose Do të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtëzakonshme, nga nesër, që të miratojmë procedurën/rregulloren apo protokollin që e obligon ekzekutivin që të mirëmbajë flamurin e Republikës së Kosovës në lokacionet e caktuara”.

Ky është shkrimi i plotë i Havollit në Facebook:

Përsëri çështja e flamurit të Republikës së Kosovës, tek rrethi, bëhet temë dhe refuzohet në ditë feste nga VV-ja.
Kryetari i Prishtinës arsyetohet që nuk ka procedurë apo protokoll që e rregullon këtë çështje.
Tash, Kryetar, i ke dy zgjidhje:
1) Vendose flamurin e Republikës së Kosovës para orës 15:00, e hënë 12 shkurt.
ose, 
2) Do të kërkoj përsëri nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës për seancë të jashtëzakonshme, nga nesër, që të miratojmë procedurën/rregulloren apo protokollin që e obligon ekzekutivin që të mirëmbajë flamurin e Republikës së Kosovës në lokacionet e caktuara. 
Besoj se të paktën, në festimin e 17 Shkurtit, edhe në sheshin Skënderbeu në Tiranë do të vendoset flamuri i Kosovës, e leje më në Prishtinë. 
#Kosova10 ????????????????

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img