Presidenti Hashim Thaçi është duke përgatitur terrenin që të marrë komandën e dialogut me Serbinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Burime të gazetës kanë thënë se ekipit të Thaçit në Presidencë së shpejti do t’i bashkohet deputeti Blerim Shala, i cili fushëveprim do ta ketë dialogun me Serbinë. Shala prej fillimit ka qenë i përfshirë në dialogun e ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, njëherë si përfaqësues i AAK-së, e më vonë i pushtetit. Zyra e presidentit, por as vetë Shala nuk kanë komentuar për mundësinë e përfshirjes së tij në ekipin e Thaçit.