Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Thaçi, ka vlerësuar sukseshëm përfaqësimin e Kosovës gjatë vizitës që kishin në SHBA. Po ashtu edhe vizitën në selinë e Kombeve të Bashkuara.
I pari i shtetit nuk ka dashur të komentojë shumë rreth reagimeve të liderit të VV-së, Albin Kurtit në drejtim të tij. Megjithatë, ai është shprehur i gatshëm që Kurtin ta përfshijë në procesin e bisedimeve me Serbinë për të fituar betejën por jo me reagime të ndryshme.
“Jam i gatshëm ta përfshij në procesin me Serbinë dhe të ulët në tavolinë dhe ta fitojë betejën dhe jo reagime kur ne ndodheshim atje”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, gjatë këtij emisioni Thaçi komentojë edhe ‘vrapimin’ e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në drejtim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në korridoret e Këshillit të Sigurimit.
“Por zotëri Pacolli me karizëm e tij është ai i cili i tregon aftësitë të jashtëzakonshme. Unë mendoj se veç të mira ka nga përshëndetja e përfaqësuesve të Kosovës me Donald Trump, dhe natyrisht se duhet të vrapohet pas tyre. Ishte përshëndetje normale dhe njerëzore”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.