5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hashim Thaçi jep lajmin për vizat, tregon kur do të hiqen!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit.

Thotë se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë.

“Është radha e Bashkimit Europian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha Thaçi.

“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme.”, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

Thaçi komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian për Fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn.

Thaçi pak më parë ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE’së në Bruksel para se të nis takimi i përbashkët me Vuciq

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img