Site icon PrishtinaPress

Hasani: Vendimi i GJND-së për pavarësinë s’u kapitalizua, gabim që Kosova e mori si diçka të mirëqenë

Profesori dhe ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se është bërë gabim që vendimi i Gjykatës Ndërkomëbtare të Drejtësisë s’është kapitalizuar më mirë nga Kosova. 

Hasani thotë se marrja e një vendimi të tillë nga Kosova si diçka e mirëqenë dhe mosshfrytëzimi i vendimit për të lobuar tek vendet tjera dhe për të treguar thelbin e vendimit ka qenë diçka e gabuar. 

“Pas shpalljes së pavarësisë dhe intervenimit të NATO-s është ndihma më e madhe e perëndimit që ia ka bërë Kosovës. Dhe, është marrë si e mirëqenë, si të thuash nuk është lobuar te vendet tjera për ta treguar thelbin e vendimit. Është marrë si e mirëqenë dhe kjo ka qenë gabim”, ka thënë Hasani për KTV.

Exit mobile version