Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se propozimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri nuk mund të përdoret si precedent për serbët e Kosovës.
“Asnjëherë (nuk mund të krijohet një shtet i tillë nga serbët e Kosovës). Asnjë lidhje nuk ka me këtë. Ideja e atij shteti nuk duhet kuptuar si Vatikani. Vatikani është krijuar, Musolini e ka krijuar, sepse në 600 vitet e fundit, ato që janë quajtur Shtetet Papale, çdo herë i kanë bërë problem dhe e kanë penguar unifikimin e Italisë”, ka thënë Hasani mes tjerash në emisionin “DPT TE FIDANI”.
Ai theksoi se serbët e Kosovës tashmë gëzojnë një gamë të gjerë të drejtash, duke përfshirë liritë fetare dhe kulturore.