Site icon PrishtinaPress

Hasani për marrëveshjen Kurti-Vuçiq: I lëvizi shtyllat e shtetësisë së Kosovës

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka lëvizur shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Hasani në emisionin ‘Pressing” në T7 tha se kjo e bën që Kosova përfundimisht është futur në një proces që do ta bëjë të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut.

“Është marrëveshje bazë që rregullon materien tërësisht kushtetuese dhe definon origjinën, organizmin dhe funksionimin e autoritetit publik sa i përket komunitetit lokalë serb, dhe raportin e këtij autoriteti publik me këta qytetarë serbë, që janë shtetas të Kosovës.

Bëhet fjalë për materie, apo marrëdhënie shoqërore të autoritetit publik të cilat në pjesën ndërrmuese mbi 90 për qind i takojnë kushtetutës. Kjo rrethanë, e bën që Kosova përfundimisht është fut në një proces që do ta bëj të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut edhe më herët, por tash e bën të prekshme, pasi i ka lëvizë shtyllat bazike të shtetësisë së Kosovës”.

 

 

Exit mobile version