Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar efektin që do ta kishte në mandatin e presidentes Vjosa Osmani në rast se Gjykata Kushtetuese vendos në favor të kërkesës së ish-deputetit Veton Berisha, për shpalljen e mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa” si të pavlefshme.
Hasani tha se Osmani duhet ta dorëzojë mandatin në rast se Gjykata Kushtetuese i shpallë të pavlefshme mandatet e dy deputetëve, të cilët kanë marrë pjesë në seancën e vitit 2021 për votimin e presidentes.
“Nëse konstatohet se u është cenuar e drejta kushtetuese, për pasojë dy mandate janë të pavlefshme ose jo kushtetuese, nuk diskutohet ajo punë, domethënë (presidentja) duhet ta dorëzojë mandatin dhe të kthehet në pikën zero, nuk mund të ketë interpretim tjetër”, tha Hasani në Rubikon të Klan Kosovës.
Ndërsa për afatin e kontestimit të ligjshmërisë së zgjedhjes së presidentës së vendit, Hasani tha se kjo çështje nuk lidhet me afate.