-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Mbledhja Kosovë-Shqipëri u anulua si rezultat i fjalimit të Kurtit

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, deklaroi se Kosova duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët, që në bashkëpunim me ndërkombëtarët, t’i deklarojnë pikat “se cili është çmimi i dialogut dhe të shkojmë përpara”.

Ai deklaroi në KTV të mërkurën se Kosovës i mungon strategjia e dialogut me Serbinë, e shtrirja e sovranitetit, siç tha Hasani, s’ka qenë qëllim, por ka lindur së fundmi.

“Nënshkrimi (i marrëveshjes v.j.) nuk është pikë e fuqishme vetë për vete, sepse kemi pasur nënshkrime edhje në të kaluarën që s’janë realizuar. Problemi është të gjendet një rrugë e përbashkët me ndermjetuesit që të tregohen pikat se cili është çmimi me të cilin mund të shkojmë përpara. Këto të jenë pjesë e strategjisë së qartë që sot mungon”, tha ai.

Sipas Hasanit, ndërkombëtarët nuk po e përkrahin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por në këtë situatë, siç tha ai, po krijohet një energji destruktive nacionaliste sa i përket Kosovës.

“Ne i kemi tri komuna në Luginën e Preshevës që janë shqiptare, edhe ato mund të pësojnë. Këto janë vetëm skenarë që s’duhet t’i përjashtojmë…Ajo që është për neve është se në territor tëndin po ndodh kjo, involvim rajonal për shkak tëndin”, tha ai.

Profesori universitar theksoi se Kosova duhet të sigurojë që të mos prodhohet një rend i ri kushtetues, pasi siç tha ai, veprimet e tilla mund të nxisin fuqizimin e bllokadës.

“Çdo gjë që ndodh pasi të arrihet marrëveshja është problem, nëse nuk e bën të qartë pozicionin tënd”.

Hasani, ka thënë se anulimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Gjakovë më 14 qershor, ka ndodhur si rezultat i fjalimit të mbajtur nga kryeministri Albin Kurti një ditë më parë.

Sipas tij, deklaratat “emocionale” të Kurtit, i cili ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të propozojë një draft-statut për Asociacion në Luginë të Preshevës, kanë bërë që homologu i tij shqiptar të marrë vendim që ta anulojë këtë mbledhje.

“Anulimi i mbledhjes ka ardhur si rezultat i fjalimit të Kurtit që ka qenë mendoj emocional dhe gabim sepse nuk mund t’i thuash dikujt që të bëjë statut për shqiptarët atje, ose shko te Vuçiqi. Atë diskurs nuk ta pranon ty askush, është e papranueshme politikisht. Rama nëse do ta ndihmojë Kosovës, le t’i bjerë ekspertët më të mirë dhe le të jetë vetë në dispozicion të Qeverisë”, ka thënë ai të mërkurën në “Konfront” të KTV-së.

Duke folur për situatën në veri të vendit, Hasani ka thënë se nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill në katër komunat veriore e tutje, në asnjë moment nuk mund të fajësohet bashkësia ndërkombëtare për zhvillimet e ndodhura.

Ai ka shtuar se askund në Kushtetutë nuk shkruan që Qeveria mund t’i bëjë disa veprime të cilat po bëhen aktualisht.

“Përgjegjësia e pushtetit lokal nuk është vertikale ndaj qeverisjes qendrore, e dyta forcat speciale të Kosovës nuk kanë mandat të operojnë pa pasur një gjendje të jashtëzakonshme, veçanërisht jo për t’i përcjellë ministrat e as kryetarët e komunave”, është shprehur ai.

Lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hasani ka thënë se detyrimet ndërkombëtare nuk mund të anulohen, andaj edhe themelimi i tij nuk duhet të zvarritet.

“Ato marrëveshje që janë nënshkruar, përfshirë edhe këto të fundit, herët apo vonë, sa më shumë t’i zvarritësh, nuk do të kesh qare pa i zbatuar qoftë edhe duke i rinegociuar termat e caktuar, duke i modifikuar sepse këto të fundit janë modifikim i marrëveshjeve paraprake, por për t’i anuluar detyrimet ndërkombëtare për një arsye ose tjetër, është problem të funksionojmë si shtet”, ka theksuar ai.

Hasani, deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk është futur në kurth nga askush në procesin e veriut, por tha se ai s’i ka pyetur ndërkombëtarët për çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve në veri.

Ai deklaroi se duhet të dihet cili ka qenë qëllimi i futjes së kryetarëve të zgjedhur në objektet e komunave dhe se cili ka qenë qëllimi final.

“Nëse funksioni i kryetarit të komunës nuk mund të ushtrohet në një ambient që është armiqësor për arsye që dihen, cili është qëllimi final, qoftë edhe i sakrifikimit të njerëzve. Çka synohet, fitimi politik në dialog? S’e ka futur askush Kurtin në kurth, mbështetje ka pasur pa asnjë diskutim. Kur i kanë pyetu këta (ndërkombëtarët v.j.) për mbajtjen e zgjedhjeve, është parë një mbështetje sepse për Perëndimin ka një rol substancial në formimin e shtetit”, deklaroi ai.

Sipas profesorit universitar, institucionet e Kosovës i kanë pyetur ndërkombëtarët nëse duheshin të mbahen zgjedhjet në veri, por këtë s’e kanë bërë edhe për vendosjen e kryetarëve në komuna.

“E kemi vlerësimin e SHBA-së që flet se çështjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, me supozimin që situata nuk përshkallëzohet”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img