1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Komisioni Europian ka kërkuar rishikimin e demarkacionit

Koalicioni qeverisës PDK-LDK, pos mospajtimeve e partitë opozitare për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, kanë hasur në kundërshtime edhe nga deputetë të subjekteve të tyre.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është shprehur kundër kësaj marrëveshje duke thënë se për deri sa ajo nuk ndryshohet, ai nuk do të lëvizë nga qëndrimi i tij.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Hasani ka thënë se sipas Komisionit Evropian, marrëveshja e demarkacionit mund të ndryshohet që të kalohet si proces, andaj qeveria mund ta zgjidhë këtë çështje dhe të ecet përpara.

“Unë kam thënë atëherë “JO” se ne humbim territor, dhe qëndroj mbrapa asaj që ne humbim territor. Nëse Qeveria e ndryshon, sepse ka zëra që Komision i Evropian ka thënë që mund ta ndryshoni vetëm të kryhet si proces i kalimit, në ato ndryshime jemi të gatshëm të punojmë. Nuk jemi kundër demarkacionit, jemi kundër asaj që territori të mos ndryshon. Është zyrtare, por jo e konfirmuar, se Komisioni Evropian ka kërkuar plotësim-ndryshim, prandaj nëse Qeveria është e gatshme, mund të zgjidhet pa problem kjo çështje dhe të ecet përpara. Nëse Qeveria ka ngulë këmbë, kjo gjendje nuk ndryshon, nuk kalon dhe do të përsëritet e njëjta gjë”, ka thënë ai.

Hasani është shprehur se vendi ka nevojë për zgjidhje, andaj qeveria duhet ta bëjë ndryshimin në vitin 2017.

“Tani i kemi 12 muaj dhe mendoj që Qeveria duhet ta bëjë plotësim-ndryshimin, përndryshe e njëjta gjë do të vazhdojë. Ne kemi nevojë të krijojmë zgjidhje brenda vetes dhe me shtetet fqinje që i kemi e me të cilat duhet të kemi marrëdhënie të mira”, është shprehur Hasani.

Sipas tij, pikat në Kullë e Çakorr kanë qenë të paktën deri më 2010-ën prej vitit 1945, dhe këtë e dinë edhe qytetarët e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai është shprehur se nëse nuk ndryshohet kjo pjesë, nuk ka nevojë të kërkohet votë prej tij për demarkacionin. /Indeksonline/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img