1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Harta problematike, kryeministri grek i kërkon sqarime Erdoganit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar ashpër ndaj një harte të cilën e kanë promovuar disa politikanë turq e që janë partner koalicioni të Erdoganit.

Në këtë hartë paraqiten si pjesë e territorit të Turqisë disa ishuj grekë përfshirë Kretën.

“A është një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë. Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë”, ka pyetur Mistorakis në reagimin e tij. 

Ai tutje ka bërë thirrje që Erdogan ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të koalicionit qeverisë. 

“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos të gjitha të konsumuara nga Turqia. Një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë?Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, ka shkruar Mitsotakis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img