0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Harta e copëtuar e Kosovës”, Haradinaj kërkon reagimin e Albin Kurtit

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar reagimin e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se në disa media të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë duke qarkulluar disa harta ku shihet Kosova pa komunat veriore.

Haradinaj në Facebook ka thënë se “kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndjellë ndjenjë të tmerrshme tek më kujtohen ditët e 2018/2019 kur Kosova e vogël luftonte “e përçarë për së brendshmi” për të mos u copëtuar”.

“Përderisa kjo hartë monstruoze po riaktualizohet në secilin debat e medium në Ballkan, e në qarqe diplomatike përmes gjoja një “non-paper” që Sllovenia do t’i dorëzojë BE-së me fillimin e Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në qershor, është e pakuptimtë se si Prishtina zyrtare mund të qëndrojë tërësisht e heshtur përballë pretendimeve të tilla territoriale nga shteti fqinj e armiku i vjetër, Serbia. Harta të këtilla që qarkullojnë edhe jozyrtarisht, duhet të na alarmojnë të gjithëve, e veçanërisht Kryeministrin Kurti, të cilit edhe i takon t’a udhëheqë dialogun me Serbinë, se duhet t’a marrë ketë temë më seriozisht, dhe t’u japë përgjigje të prerë të gjitha këtyre kërcënimeve për sovranitetin, integritetin territorial, dhe paqen e stabilitetin në vendin tonë”.

“Me situatën ende të rëndë pandemike në botë, me vështirësinë e qasjes së barabartë në vaksina, me dobësimin ekonomik e financiar në mbarë botën, dhe me krizat e reja të sigurisë në Ukrainë, Afganistan, e Jemen që secilën ditë e më shumë po marrin vëmendjen e aleatëve tanë, Kosova NUK E KA KOMODITETIN të heshtë e të pretendojë se nuk i dëgjon e sheh këto diskutime që po rikthehen me shpejtësinë e dritës, ngjashëm si para 2 viteve. Nuk duhet të harrojmë që Kancelarja Merkel shumë shpejtë do përfundojë mandatin e saj, dhe Kosova do t’a ketë shumë të vështirë t’a gjejë një zë poaq të fuqishëm në Evropë, për të kundërshtuar e dështuar ide të tilla monstruoze që rrezikojnë sigurinë në Ballkan, rikthejnë tragjeditë e së kaluarës në rajonin tonë, rrezikojnë zhbërjen e disa shteteve të dalura nga ish-Jugosllavia, duke hapur kutinë e Pandorës për ri-vizatimin e kufijve në të gjithë Ballkanin. Nga përvoja e para 2 viteve, kur Kosova u gjet përballë këtij rreziku fatal, reagimi i ashpër dhe i hershëm kundër kësaj ideje, ishte vendimtar në shuarjen e të gjitha shkëndijave që mëtonin të ndiznin zjarrin në Kosovë e rajon”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img